Arsim Etemi është emri i radhës i shqiptarëve në arenën e boksit. Djali nga Struga tashmë ndeshet në Federatën gjermane të boksit dhe do të kërkojë të ngrejë lart simbolet kuqezi që në ndeshjen e parë kundër Yakob Saleh më 16 nëntor. Faktikisht Shqipëria ka dalluar gjithmonë në sportet e forcës, prandaj dalja e Arsim Etemit nuk mund të quhet krejtësisht rastësore.
I lindur në vitin 1999, vjen nga Ladorishti në Strugë. Për të mbërritur te suksesi është një punë e gjatë dhe për këtë arsye Etemi e ka nisur gjithçka që në moshën 8 vjeçare. Shumë këmbëngulje dhe sakrificë nga ana e tij, që po nis të shpërblehet nëmënyrën më të mirë.
Gjithashtu Etemi ndihmohet edhe nga fiziku i tij, pasi ka një gjatësi të konsiderueshme prej 1.9 metrash. Stërvitjet i ka nisur te klubi i boksit “Ladorisht”, teksa numëron 9 fitore dhe vetëm 2 humbje. Aktualisht pjesë e boksit “Ladorisht”, sheh se si ëndrrat e tij fillojnë të bëhen realitet. Me pak fjalë, ky është Arsim Etemi. (Marrë nga Shqiperia.ch)