Një lëvizje taktike fantastike nga Xavi, por ai zbuloi pas ndeshjes se nuk ishte ideja e tij

Mbrëmë, Barcelona e mposhti Elçen jashtë shtëpisë me shifrat 0-4 në javën e 27-të të La Ligës dhe arriti deri në 15 pikë përpara Real Madridit.

Në ndeshjen kundër Elçes, Xavi përdori qendërmbrojtësin Eric Garcia si mesfushor. Trajneri i Barcelonës shpjegoi se si u mor ky vendim.

“Sinqerisht, ishte ideja e Jordi Cruyff me Eric Garcia. Ai më ka thënë këtë që nga viti i kaluar. Ne menduam, folëm me stafin. Ai pati një lojë të mrekullueshme dhe mendoj se mund të kemi një mesfushor të madh te Eric Garcia”, tha Xavi.

“Jam i lumtur. Të krijosh një ekip do të thotë që lojtarët që nuk kanë luajtur shumë gjatë sezonit të luajnë në një nivel të lartë. Ky është një ekip. Një hap shumë i rëndësishëm. Kjo fitore është e mirë dhe unë jam shumë i lumtur për këtë. ”, shtoi trajneri katalanas.

“Sergi Roberto është një lojtar i veçantë, Eric është përshtatur me vendimin, Frenkie mund të luajë si portier. Është e rëndësishme të kemi lojtarë të gjithanshëm”, përfundoi Xavi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online