Fizioterapistja italiane: Ja sa të rëndësishme janë pajisjet e reja elektro-mjekësore në rikuperimin e shpejtë të sportistëve

Në kursin e fizioterapisë të organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit kanë qenë të ftuar një sërë emrash të njohur në fushën e mjekësisë, të cilët kanë referuar para pjesëmarrësve për një sërë problematikash shëndetësore që hasen te sportistët e veçanërisht te futbollistët. Në seancën e radhës së kursit janë trajtuar dëmtimet e qafës, kurrizit dhe mesit, duke u fokusuar te përdorimi i aparaturave më të fundit elektro-mjekësore për të përshpejtuar kohët e rikuperimit të një futbollisti.

Lektorët e kësaj seancë ishin specialistët e kompanisë së njohur italiane “Medicaltools”, të cilët u kanë shpjeguar pjesëmarrësve në praktikë përdorimin e pajisjeve mjekësore inovative për fizioterapinë. Kjo kompani ka një bashkëpunim të konsoliduar me FSHF-në, pasi ka bërë të mundur pajisjen e Qendrës së Rehabilitimit të ngritur në Shtëpinë e Futbollit me aparaturat më moderne që ndihmojnë në trajtimin e dëmtimeve te sportistët.

Fizioterapistja e “Medical Tools”, Roberta Cagnetta, është shprehur se tema e leksionit të radhës është përdorimi i elektro-mjekësisë së gjeneratës së fundit për të trajtuar problematikat me qafën, kurrizin e mesin dhe përdorimin e terapive të gjeneratës së fundit.

“Unë jam Roberta Cagnetta, jam një fizioterapiste, specialiste e aparaturave elektro-mjekësore dhe kam ardhur këtu për të referuar në seancën e sotme të kursit të fizioterapisë, me pjesëmarrësit që po specializohen në rehabilitimin e sportistëve. Tema e leksionit tim është përdorimi i elektro-mjekësisë së gjeneratës së fundit për të trajtuar në veçanti të gjithë problematikat me qafën, kurrizin dhe mesin si edhe cila është vlera e shtuar këtyre terapive të gjeneratës së fundit që përshpejtojnë kohën e rikuperimit dhe optimizojnë kohën e punës për fizioterapistët. Pra, njërin sy nga e ardhmja duke u nisur nga patologji që çdo ditë na interesojnë nga pikëpamja profesionale”, – thotë Cagnetta në një prononcim për fshf.org.

Fizioterapistja italiane shton se këto aparatura të gjeneratës së fundit janë të domosdoshme për të përshpejtuar kohët e rikuperimit të sportistëve nga dëmtimet, ndërsa ka shpjeguar edhe specifikat për pajisjet që do të jenë në Qendrën e Rehabilitimit dhe do të përdoren nga fizioterapistët shqiptarë.

“Ne sot kemi bërë një përmbledhje të atyre që janë pajisjet elektro-mjekësore të gjeneratës së fundit, që do të jenë të pranishme këtu në qendrën e fizioterapisë dhe në veçanti lazeri me të gjitha veçoritë dhe efektet biologjike, valët goditëse, shoku termik dhe përputhja e shokut termik me elektro-terapinë, që është një risi nga pikëpamja terapeutike dhe në veçanti përdorimi i tekar-terapisë me sinergjinë e rrymave të tjera elektro-stimuluese dhe rrymave analgjetike. Këto teknologji shërbejnë për të përshpejtuar kohën e rikuperimit dhe janë të domosdoshëm sot veçanërisht në rehabilitimin e sportistëve kur kërkohet një rikthim sa më i shpejtë në fushë të sportistit në këtë rast kemi të bëjmë me futbollistët”, – tha Robert Cagnetta në prononcimin e saj.

Pjesëmarrësit në kursin e fizioterapisë, që zgjat për 6 muaj, kanë mundësi të ndjekin e të thellojnë njohuritë e tyre mbi tema të ndryshme, që nga dëmtimet e gjurit, këmbës dhe legenit, te dëmtimet e gjymtyrëve të sipërm, kolonës lumbare, dëmtimet muskulare në sport e nutricioni sportiv, si edhe te përdorimi i terapisë strumentale (aparaturave) në patologji të ndryshme e ndihma e parë (urgjenca) BLSD dhe rianimimi kardio-pulmonar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online