Një lëvizje historike për futbollin shqiptar do të jetë ajo për Simon Simonin. Për herë të parë do të hiqen trampolinat dhe do të bëhet transferimi i bujshëm, për më tepër i ardhur nga Kategoria e Parë. Sipas asaj që raporton Supersport, portieri i Dinamos do të transferohet në një prej pesë ekipeve kryesore të Bundesligës në Gjermani.
Marrëveshja paraprake është arritur, por janë ende për t’u diskutuar detajet e fundit. Ky transferim do të kryhet në merkaton e janarit dhe Simoni do të nisi të mësojë gjuhën gjermane. Një arritje e madhe kjo për portierin që është vetëm 18-vjeç dhe mesa duket do të mbajë mbi supe edhe Shqipërinë brenda një kohe të shkurtër. /Sport Eksrpes/