Barça, Juventusi dhe Atletiko i thonë lamtumirë Champions-it, mësoni ekipet që janë kualifikuar nga faza e grupeve

Mbrëmjen e sotme ka përfunduar faza e grupeve në Champions League. Skuadrat pjesëmarrëse kanë zhvilluar 6 takimet që kishin në dispozicion dhe tashmë verdikti përfundimtar është vendosur. 16 ekipe presin biletën për në fazën me eliminim direkt, ndër të cilat mungojnë tre emra të mëdhenj të arenës europiane. Bëhet fjalë për Barcelonën, Juventusin dhe Atletikon e Madridit. Dy të parat do të vazhdojnë rrugëtimin në Europa League, ndërsa madrilenët patën fatin e keq për t’i thënë lamtumirë një herë e mirë Europës për këtë sezon.

Por nuk mungon konkurrenca në raundin e 1/16-ve. Klube me traditë dhe histori të lavdishme do të luajnë shanset e tyre për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Napoli, Porto, Bayern Munich, Tottenham, Chelsea, Real Madrid, Manchester City dhe Benfinca janë kualifikuar më tej si ekipet e renditura në vendin e parë në grupin e tyre. Ndërkaq, Liverpool, Club Brugge, Inter, Eintracht Frankfurt, Milan, Leipzig, Dortmund dhe PSG kualifikohen pasi kanë zënë vendin e dytë në grup./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Ekipet e kualifikuara në Champions League

Vazo 1

Napoli

Porto

Bayern Munich

Tottenham

Chelsea

Real Madrid

Manchester City

Benfica

Vazo 2

Liverpool

Club Brugge

Inter

Eintracht Frankfurt

Milan

Leipzig

Dortmund

PSG

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online