Kukësi ka vendosur një trajner të ri sa i përket U-21. Verilindorët ia kanë besuar këtë post Oltijon Kërnajas. Pas eksperiencave me sukses në kategoritë e ulëta në Shqipëri, tekniku 34-vjeçar do të drejtojë të rinjtë e Kukësit.
Por jo vetëm kaq, Kërnaja do të jetë pjesë edhe e ekipit të parë në stafin e Hallacit. Përpara një ofertë të tillë nuk mund të kishte refuzim dhe kështu verilindorët bëjnë lëvizjen e radhës të tyre në misionin për të korrur sukses në të ardhmen. /Sport Ekspres/