Një dramë e madhe ishte në Ligue 1 në mbrëmjen e sotme edhe sa i përket mbijetesës. Lorient dhe Metz luftonin për vendin e Play Off. Metz, ekipi që zotëron kartonin e Xhuliano Skukës, humbi ndaj PSG me shifrat 0-2.
Nga ana tjetër Lorienti fitoi 5-0 ndaj Clermont. Në Ligue 1, kritikeri përcaktues për renditjen e ekipeve në rast barazimi pikësh është golavarazhi. Rastësia e fatit është se pas këtyre ndeshjeve të sotme, si Metz dhe Lorient ishin minus 23 në golavarazh.
Për më tepër ndeshja Metz-Lorient kishte përfunduar në 1-2, ndërsa Lorient-Metz, në 2-3. Pra edhe në ndeshjet direkte, të dy ekipet kishin fituar nga një takim, gjithçka në barazim të plotë. Por në fund Metzi mori vendin e Play Off pasi shënoi 3 gola në fushën e Lorient. Kështu Lorient ra nga elita e futbollit francez dhe ekipi i Skukës ka ende shpresë për të mbijetuar. /Sport Ekspres/