Sadio Mane ka shqetësuar dje gjithë tifozët senegalezë. Sulmuesi ka luajtur vetëm 20 minuta kundër Verder Bremenit, nga ku doli me ndihmën e stafit mjekësor. Një lëndim dhe 30-vjeçari ka lënë menjëherë fushën. Sigurisht që pyetja që ngrihej nga të gjithë ishte nëse rrezikonte Kupën e Botës, e cila është vetëm 2 javë larg.
Një komb i gjithi pret me ankth përgjigjen për shkallën e lëndimit të Manesë. Përgjigja e ardhur padyshim që ka çliruar të gjithë senegalezët, sepse pas ndeshjes është bërë me dije se lëndimi i pësuar nuk do i mohojë Manesë të drejtën për të qenë pjesë e Kupës së Botës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/