Një klub tremb Napolin, gati rinovimin për Hysajn

Napoli është në garë për titull në Serinë A, por ndërkohë mendon edhe për të ardhmen, sepse ka rinovuar me mbrojtësin Kirikesh dhe mesfushorin Alan, pa u vendosur asnjë klauzolë në kontratë për prishjen e saj.

Tani Napoli do të përqendrohet te Hysaj, sepse mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka kontratë deri në 2021, por ka pasur kontakte për rinovim. Javën e shkuar prokuratori i tij, Mario Xhufredi, ka qenë në Romë për të takuar presidentin De Laurentis, shkruan repubblica.it.

Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishjen e kontratës dhe po shtohen zërat se është një klub i gatshëm ta paguajë klauzolën. Flitet për Bajernin e Mynihut, edhe pse nuk ka ende ndonjë ofertë zyrtare. Napoli tashmë duhet t’i shtojë pagën mbrojtësit dhe mund të shtohet, pse të hiqet fare klauzola. Brenda pak javësh mbyllet gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online