Një kërkim falje që nuk vjen/ Egbo e meriton, shampanja e hapur mbetet pa u shpërndarë në gota!

Pas 17 ndeshjeve do të vinte edhe humbja e parë e Tiranës në drejtimin e Egbos, duke dështuar ndaj Teutës në shifrat 1-0. Kaq ka mjaftuar që të shpërthente edhe festa e pritjes së madhe nga opinionistët. Pikërisht një humbje ishte dashur për të treguar se Egbo ishte vetëm një trajner portierësh, ndërsa iluzionet me Zotin duhet t’i linte pas dhe të mendonte për të rregulluar situatën brenda klubit.

Kalojmë në ndeshjen e 19, atje ku Tirana përballet ndaj Vllaznisë në klasiken e futbollit shqiptar dhe bardheblutë fitojnë pastër 3-0. Pavarësisht të gjitha premtimeve nga ana e kuqebluve, kryeqytetasit tregojnë edhe njëherë se ekipi me Egbon ka ndryshuar dhe nuk goditet lehtë në anën psikologjike. Dikush, pas kësaj ndeshje, duhet t’i kërkojë falje “trajnerit të portierëve”, ndërsa shampanja mbeti pa u shpërndarë në gota… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *