6 muaj ka zgjatur periudha e parë si trajnerin për ish sulmuesin argjentinas , Carlos Tevez i cili ka ndërprerë marrëdhëniet me skuadrën e Rosario Central. Pas rezultateve jo të mira në ligën elitare të Argjentinës, Tevez ka dhënë dorëheqjen.
“Kam ndërmend të bëj një hap prapa, nuk dua të jem pengesë për askënd”,- ka thënë ish sulmuesi i Manchester United në konferencën për shtyp. Në pankinën e Rosarios që nga qershori, Tevez ka regjistruar gjithsej 6 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje në 24 ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/