“Një ish-demokrat i zhgënjyer”, Erion Veliaj për portierin e Tiranës: Ilion Lika zgjodhi rrugën e duhur

Politika dhe futbollistët po lidhin gjithnjë e më shumë rrugët e tyre kohët e fundit. Andi Lila dhe Gentian Muça iu bashkuan listave të PD-së për deputet, ndërsa një tjetër futbollist që ka mbajtur veshur ngjyrat bardheblu të Tiranës zgjedh të japë mbështetjen e tij në politikë, megjithëse këtë herë zgjedh krahun e majtë. Ilion Lika ka dalë përkrahë kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, duke ndërruar bindje politike, nga PD drejt PS-së.

“Me gardianin e portës së KF Tirana dhe Kombëtares, sportistin e talentuar e babain e devotshëm, Ilion Lika. Ilioni, dje një ish-demokrat i zhgënjyer nga premtimet boshe të gjumit, sot zgjodhi të ndjekë rrugën e duhur, atë të punës dhe vullnetit për të ecur përpara“, shkruan Erion Veliaj në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online