E plotë/ Kastrioti do të jetë surpriza e bukur, ja sesi do të luajnë në këtë sezon të gjitha ekipet e Superiores

Futbolli fillon këtë mesjavë. Shumë ekipe kanë ndryshuar nga sezoni i kaluar, duke ndryshuar organikën e tyre. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni një analizë të thjeshtë që është përgatitur nga ana e Olitjon Kërnaja për “Sport Ekspres”, mbi mënyrën sesi pritet që të zbresin në fushën e lojës skuadrat e Superiores, por njëkohësisht duke bërë një parashikim për atë që pritet në sezonin e ri nisur edhe nga organika e skuadrave.

Bylis- Këtë sezon dhe ndryshe nga vjet, ka besuar vetëm tek lojtarët e rinj dhe ndonjë i ardhur nga tregu i huaj si Laëal. Largimet : Hidi, Goxhaj, Bicaj,Munoz, Peposhi, Guindo

Largime me peshë për Bylisin, lojtar që vjet i dhanë tempin ekipit.

Afrime: Lawal, nje lojtar nga kategoria e dytë e futbollit amerikan, me bujë të madhe, të shohim sa do të zëvendesojë Guindo, Lika.

Bylis.

1-4-5-1

Qirko në Portë

Ndreca-Stojanoviç-Janku- Ymeraliaj(Hadroj) në mbrojtje.

Mllugja-Bajamraj-Murataj-Lika-Ntepe në mesfushë.

Lawal – në sulm.

Objektivi- Qëndrimi në Superligë!

Realizimi: Do jetë një sezon i vështirë duke parë mungesën e eksperiencës në ekip

Vllaznia: Ndryshime në presidencë, ndryshime në staf, duke marrë një gjerman si Brdariç, si shpëtimtarin e Vllaznisë. Ndryshe nga tradita, Vllaznia këtë herë nuk është mbështetur tek akademia dhe lojtarët vendas, por nga tregu i huaj. Do jetë e vështirë për tifozët që në ekipin e tyre të jenë 2 ose maksimumi 3 shkodranë në lojë.

Largime: Thuajse i gjithë grupi i sezonit te kaluar, lojtarë me peshë si Sherri, Lika, Shtubina, .Malotaj, Silvio Jr

Afrime: Zogoviç, Imami, Isaevski, Da Silva, imeri, Dilaver, Jonuzo, Hoxhaj, Mandiagu.Dunga  , Sidorenco  etj.

Vllaznia 1-4-3-3

Zogoviç ne porte.

Isaeski- D Shehi(Imami)-Adili-Gurishta

Krymi-Ramadani-Marku

Imeri-Dilaver-Dasliva

Objektivi- Kupat e Europës.

Realizimi: Do duket e vështirë. Merkato e shumtë jashtë Shqipërie, duket pak sporadike, të marrësh 10 lojtarë te huaj, ku  gjysma duhet të rrinë ne stol. Brdaric bast i presidencës. Një trajner me CV në Kategoritë inferiore në Gjermani.

Kastrioti i këtij sezoni duket i  mirë organizuar, merkato është bërë cilësore me lojtarë në pozicionet që i duhen. Ka gërshetuar eksperiencën si Hidi- Cela me të rinjë Rami, Basha.

Largime: Marku, Sefgjinaj, Selaci

Afrime: Hidi,Abibi, Moraes, De Silva, Shkalla, Sebino Plaku , Zhivanaj.Rezi.

Kastrioti pritet të luajë me:

1-4-1-4-1

Hidi- Në portë.

Rami-Çela-Boyom ( Shkalla)-Hussein (Neziri) – Në mbrojtje.

Basha para tyre në mesfushë.

Bardhi-Mehmeti-Moraes-Okebugu -në ndihmë të sulmuesit

De Silva.

Objektivi- Qëndrimi në Superligë

Realizimi-: Me grupin e krijuar nuk do ta ketë të vështirë.

Skënderbeu i këtij sezoni do të jetë ndryshe, vëmendje kryesore do të kenë lojtaret e rinj, por dhe një trajner si Ahmataj që di të punojë mirë me të rinjtë. Largimet kanë qenë të shumta në lojtarë si Dita, Gripshi, Bregu, Imami, Pëllumbi etj..

Afrimet kanë qenë të shumta gjithashtu. Më kryesorët: Bicaj, Qaqi, Dujardin.  Skënderbeu pritet të jetë  një ekip që do të jetë për të luftuar për mbijetesë në Superligë.

Skënderbeu

1-4-2-3-1

Dajsinani- Në portë

Govori–Qaqi-Bicaj-Meksi në mbrojtje.

Shabani-Taipi para mbrojtjes.

Berisha-Mara-Mensa do të luajnë në ndihmë të sulmuesit Pusi.

Objektivat: Promovimi i talenteve të rinjë dhe qëndrimi në Superligë

Realizimi: Duket i arritshëm duke parë që Skënderbeu me të rinjt ka qëlluar në shenjë

Apollonia: Me objektiva të qarta! Promovimin e të rinjëve. Një strategji e mirëorganizuar duke parë që janë dhe kampion në grup mosha!  Largime: nga lojtaret kryesorë Sharavolli dhe Hysenshahaj. Afrime:Culli,,Ndraxhi, Dumbar, Arthur, Yeboah.

Një ekip i ndërtuar nga Mërgjyshi, por qe do te vazhdohet nga italiani Colella.

Apollonia  pritet të luajë me këtë sistem:

1-4-5-1

Harizaj

Dumbar-Agyare-Sota-Culli

Mehmeti-Yeboah-Ndraxhi-Mihana-Eyo

Arhtur

Objektivi: Qëndrimi në Superiore

Arritja: Do duhet të luftojë deri në momentet e fundit

Tirana me objektivin e vështirë për të mbrojtur titullin kampion. Nga sezoni i kaluar, Tirana ka shumë ndryshime. U larguan lojtarë të formacionit bazë si kapiteni Muça, mbrojtësi krahut te djathtë  Doka dhe pika e referimit në sulm Ngo. Por u larguan dhe lojtarë që gjatë gjithë sezonit të kaluar ishin të gatshëm të jepnin kontributin e vet nga stoli si Karabeci, Hasani etj. U afruan portieri Bekaj, dy mbrojtësit nga Maqedonia si Najdovski dhe Toshevski dhe 4 lojtarë nga Afrika si Sasraku,Danso. Pa harruar edhe prodhimet e akademisë.

Tirana pritet të luaj me sistemin e njëjtë si sezonin e kaluar. 1-4-2-3-1 : Bekaj  në portë Ismajlgeci-Vangjeli-Najdovski-Toshevski – Në mbrojtje. Batha -Celhaka- Në regji para mbrojtësve. Cobina-Torasa dhe Cale (Danso) prapa sulmuesit të vetëm të deklaruar Muçi- në balotazh me afrimin Sasraku.

Objektivi: Kampion

Realizimi duket shumë i vështirë. Tirana duket e zbuluar në mbrojtje dhe mesfushë pasi nuk ka alternativa përveç prodhimeve të akademisë. Pjesa ofensive mbetet për t’u parë. Muçi duket se e ka të vështirë që të bëjë “9”, kurse Danso dhe Sasrak duhet të shihen mbi nivelin e tyre.

Kukësi- Si çdo fillim sezoni, tjetër ekip luan në Kupat e Europës, tjetër ekip fillon kampionatin pasardhës. U larguan: Abazaj ,Rrocaj, Musolli, Obanor, Musta, Gavazaj , Maliki, Telushi..

Ndoshta Kukësi është ndër të pakta ekipe që shtyrja i ka bërë mirë, që lojtarët e afruar të përshtateshin me njëri-tjetrin.

Afrimet: Lojtar me peshë si Taipi, Ibrahimi, Demiri, Hetemaj por dhe te rinjtë të talentuar si Çelaj ,Bytyçi, Gashi etj.

Kukësi  1-4-3-3 ose 1-4-1-4-1 Xhika / Elezaj ne Portë Demiri-Hetemaj (Bytyçi)-Horiç-Lulaj në mbrojtje.

Ymeraj ne balotazh me Çelaj përpara mbrojtjes.

Limaj-Taipi në regji te mesfushës.

Ibrahimi-Eze-Gashi në sulm.

Objektivi: Titull kampion

Realizimi: Pritet te shikohet sa ka mundur trajneri Gega të shkrijë idetë e tij me grupin.

Ekipi është i plotë, me shumë alternativa!

Partizani :  Për shkak të bllokimit të merkatos hyrëse, Partizani ofroj në ekip vetëm lojtarët që kishte në forme huazimi si Asani apo Hyseni. Ndryshimet në stafin teknik, afrimit i trajnerit Daja, ndryshoi filozofinë e lojës se ekipit. Largim me peshë ajo e kapiten Trashit, ndërsa Telushi doli jashtë planit për vetë mënyren sesi luan trajneri Daja.

Partizani pritet te rreshtohet me modulin. 1-4-3-3 ose me 1-4-2-3-1.

Hoxha- në portë Hakaj-Belica-Bitri-Idrizaj në mbrojtje.

Broja -Mala-Corderio në mesfushë.(në varësi të rreshtimit, nëse luan me një ekran, atë rol do ta bëjë Broja, nëse luan me dy gjysëm ekran atëherë do të jenë Broja -Mala)

Bardhi -Broën (Solomon)-Asani : Do përbëjnë sulmin e Partizanit këtë sezon.

Objektivi -Kupat e europes.

Realizmi: Duke parë numrin e vogël te lojtarëve në përbërje,(sidomos në mbrojte, ka vetëm 4 lojtar në përberje, të tjerët, te rinjtë nga stoli, duhet te adaptohen, sepse luajnë role të tjera) dhe kalendari i ngjeshur,  nuk do ketë mundësi rotacioni, lodhja do të ndikojë! Por me Dajën në stol, pritet një Partizan i bukur, për t’u parë!

Laçi- Me objektiva madhore, pas një dekadë në top 4, disa herë finalist kupe, madje edhe duke e fituar, këtë vit nga afrimet e bëra duket se do të synojë titullin kampion. Nga sezoni i kaluar nuk është larguar asnjë lojtar titullar.

Afrimet: Sherri, Musta-Obanor- Lukas Ramos, Mazrekaj-Malotaj

Merkato më e mirë nga ekipet e Superligës këtë sezon

Laçi pritet te rreshtohet

1-4-2-3-1

Sherri- Në portë

Musta (Turkaj)-Obanor-Ingjatovic(Selmani)-Marku në mbrojtje.

Deliu-Lucas- Ramos në mesfushë

Xhixha ( Mazrekaj)-Lushkja-Teco mbrapa sulmuesit më të mirë të sezonit të kaluar Nëabueze.

Objektivi-Titulli Kampion

Realizimi- Këtu do të duket nëse Cungu është trajner fitues për titullin kampion, ekipi ka lojtarët ndër më cilësorët në Superligë!

Teuta- Surpriza e bukur e sezonit të kaluar. Oreksi vjen duke ngrënë thotë populli, pas Kupës dhe Superkupës në sezonin e kaluar, këtë sezon objektivi duhet  te jetë titulli kampion.

Largime: Kallaku i vetmi largim, por me shumë peshë. Afrimet: Bregu-Krasniqi-Karabeci-Daja lojtarë qe e njohin mirë kampionatin shqiptar dhe titullin kampion.

Teuta do të rreshtohet

1-4-1-4-1

Frashëri në portë

Kouros -Arapi-Hoxha-Todorovski- Japin garanci në mbrojtje.

Aleksi para tyre në mesfushë.

Bregu (L.Vila)-Daja-Avdyli-E Vila në ndihmë të sulmuesit

Hebaj /Krasniqi që do dyluftojnë për një vënd në formacion.

Objektivi: Titulli kampion.

Realizimi: Këtë sezon duket se do te jetë viti i Teutës.

Trajneri Martini duke parë që sezonin e kaluar kishte mbrojtjen më të mirë, atëherë kërkesat e tij ishin të përforcohet në pjesën ofensive, duke marrë lojtarë si Bregu dhe Krasniqi, që premtojnë gola me peshë. “Puzzle” i plotësuar!

Parashikimet e sezonit të ri në Superiore:

Laçi-Kukesi-Teuta -Tirana pretendente të titullit kampion

Partizani-Europë

Vllaznia-Kastrioti-Bylis, Apolonia, Skënderbeu do të luftojnë për të mos u renditur poshtë vendit te 6.

Kastrioti ekipi surprizë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online