Andres Iniesta ishte i ftuar sot paradite për një intervistë në televizionin spanjoll Cuatro, ku do të fliste për karrierën e vet dhe të ardhmen. Si vend për intervistën ishte zgjedhur një fushë futbolli, ndërsa për emisionin e drejtuar nga gazetari Risto Mehide ishte ndërtuar edhe një minitribunë, me rreth 50 persona që ndiqnin intervistën si publik.
Per fat të keq, gjatë intervistës shkallët u shemben dhe 11 persona mbetën të plagosur. 10 prej tyre u transportuan për në spital, por asnjëri nuk kishte probleme serioze.
Gjithsesi, policia ka nisur hetimet për të zbuluar arsyet e shembjes së shkallëve.
Ndërkaq, Iniesta u ka dërguar një mesazh në Twitter personave të plagosur, duke u shprehur mbështetjen e tij dhe duke u uruar shërim te shpejtë.