Empoli duket se e ka të pamundur të mbajë edhe për të paktën një tjetër sezon Nedim Bajramin. Mesfushori shqiptar është një nga më të mirët në rolin e tij në Serie A dhe interesi për të nuk ka munguar. Fiorentina është ekipi që ka këmbëngulur përgjatë gjithë verës për të marrë shërbimet e tij dhe duket se në ditët e fundit të merkatos e ka arritur qëllimin.
Mediat italiane raportojnë për arritjen e akordit mes dy klubeve. Transferimi është vetëm një hap larg, teksa Fiorentina dhe Empoli kanë rënë dakort për 5 milionë euro plus Zurkovskin për të veshur Nedim Bajramin me fanellën vjollcë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/