Një goleador në bllokun e shënimeve të klubeve të Superiores, sulmuesi rekordmen përfundon kontratën dhe do të jetë lojtar i lirë në verë

Besart Ibraimi është emri që klubet e “Abissnet Superiores” do të shkruajnë në bllokun e shënimeve për verën e ardhshme. Sulmuesi shqiptar përfundon kontratën e tij me Ksanthin në fund të këtij sezoni dhe palët kanë vendosur të mos zgjasin bashkëpunimin edhe për një tjetër vit. Klubi helen ka dështuar të jetë pjesë e elitës ne sezonin e radhës, prandaj është parë e udhës që të dyja palët të ndajnë rrugët.

Ibraimi është një sulmues rekordmen, teksa është lojtari që ka shënuar më shumë me fanellën e Shkëndijës së Tetovës. Eksperienca nuk i mungon, pasi mbart me vete një CV të pasur edhe në kampionatet europiane, ku ka mbajtur veshur fanellat e Shalkes, Sevastopolit, Tavrias, Metalurg Zaporizhias, apo edhe Enosisit dhe Ermisit. Ish-futbollisti i Maqedonisë së Veriut ka pasur kontakte nga klube greke dhe qipriote, por dëshiron të jetë më pranë familjes së tij. Një mundësi e artë kjo për klubet shqiptare, që kanë shansin të sigurojnë me parametër 0 një sulmues të një niveli të lartë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *