“Një furtunë që nuk e kuptoj“, flet lojtari që shtangu kuqezinjtë në pak sekonda: Nuk është hera e parë që ka përbuzje

Shaun Vajsman shtangu Kombëtaren kuqezi vetëm pak sekonda pasi nisi pjesa e dytë e takimit. Sulmuesi izraelit ka folur për mediat pas përfundimit të ndeshjes, ku ka rrëfyer se kishte dëshirë të merrte lidershipin e skuadrës pas mungesave në sulmin e Kombëtares së Izraelit. Zahavi, emri më i spikatur në repartin ofensiv, mungoi për shkak të problemeve të tij me trajnerin dhe Vajsmani kërkoi menjëherë të ishte pika kyçe e sulmit. Diçka e tillë është pritur mirë nga opinioni i përgjithshëm, gjë të cilën vetë lojtari është munduar ta sqarojë.

“Ishte një furtunë që nuk e kuptoj. Gjithçka që thashë ishte se isha një djalë që doja të isha sulmuesi i parë në kombëtare. Nderi i Zahavit është në vendin e tij, ai është golashënuesi më i madh. E ndjeva që unë duhej të merrja lidershipin dhe jam i lumtur që marr përgjegjësinë. Përbuzja është gjë e keqe. Nuk e kuptova domethënien e çështjes. Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që ka përbuzje për një lojtar të kombëtares, shpresoj mund të fokusohemi vetëm te suksesi i kombëtares”, ka thënë Shaun Vajsman./Halit Delibshi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online