“Buongiorno”. Mjafton kaq që Ronaldo të çmendë Instagramin. Jetojmë në botë virtuale, ku çdo gjë rrotullohet rreth internetit dhe rrjeteve sociale, gjë që e di shumë mirë Kristiano Ronaldo, makineri në fushë, por makineri edhe në marketing.
Ylli portugez është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe gjithçka ai bën përkthehet në klikime pa fund dhe natyrisht të ardhura pa fund.
[Best_Wordpress_Gallery id=”33″ gal_title=”CR7″]
Sot Ronaldo ka publikuar një foto ku shfaqej në stadiumin “Allianz” të Juventusit, ndërsa shkruante thjesht “Mirëdita” në Instagram.
Menjëherë, në 4-5 orë mbi 5 milionë “like” nga tifozët, ashtu si ka ndodhur me çdo postim të Ronaldos ditët e fundit, por edhe para se të shkonte te Juventusi.