Futbollisti nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, Adrian Cuculi, ish-lojtari i Kukësit dhe Partizanit do të jetë pjesë e skuadrës së Shkëndijës këtë sezon. Lajmin e ka bërë të ditur media lokale “Shenja”, e cila deklaron se Cuculi ka firmosur një kontratë 1 vjeçare.
Ky pritet të jetë sezoni i fundit në karrierën e qendërmbrojtësit shqiptar, i cili do të synojë fitimin e titullit kampion të Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk është hera e parë që Cuculi luan për Shkëndijën, pasi ka qenë dhe dy herë të tjera tek kjo skuadër, duke regjistruar 246 paraqitje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/