Një ekip “të burgosurish” në “Ligue 1”! Masturboi dy herë te e njëjta drita e fqinjes, dënohet sulmuesi në Francë

Një shokim i madh vjen në skuadrën e Angers në “Ligue 1” atje ku brenda dy ditëve kanë ardhur dy dënime për burg me kusht për futbollistët e tyre. Fillimisht ishte Stephane Bahoken që kaloi semaforin me të kuqe dhe më pas do të niste dhunën ndaj gruas së tij, duke e kërcënuar rëndë dhe duke e goditur atë. Në ditën tjetër është marrë edhe vendimi për Farid El Melali. Sulmuesi i Angers është dënuar me gjashtë muaj burg me kusht dhe njëkohësisht duhet të shkojë për të marrë ndihmën e detyrueshme në psikiatri.

Dy fqinjet e kanë denoncuar për masturbim në publik, ndërsa njëkohësisht duhet t’u paguajë edhe 2000 euro si dëm moral. Avokati i njërës prej fqinjëve e ka komentuar në këtë mënyrë dënimin: “Klientja ime është tronditur tërësisht. Ka ardhur për dy ditë me radhë në të njëjtën kohë dhe para të njëjtës dritare. Ka pasur shumë frikë dhe ankth, më pas klientja do të largohej edhe nga shtëpia”.  Historia e El Melali do të bënte jehonë të madhe në kohën kur të gjitha shtetet u mbyllën në karantinë, ndërsa historia do të përsëritej sërish për të mbërritur në këtë vendim të fundit të gjykatës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *