Ekskluzive/ Keidi Bare humbet edhe Kombëtaren, e vërteta e një tymnaje të shpikur nga mediat

0

Nga Klaudio Ndreca

Keidi Bare i pakënaqur nga stoli! Keidi Bare nuk po vlerësohet nga ana e Espanjolit dhe nuk preferohet si një zgjedhje e parë! Janë këto disa nga titujt e fundit që janë publikuar në mediat e ndryshme sportive, që aludojnë më kot për situatën e mesfushorit shqiptar, duke mos pasur aspak lidhje me të vërtetën.

I njohur ndryshe edhe si “pitbulli shqiptar”, Bare ka pasur një tërheqje gjatë kohës kur luajti me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye te Espanjoli po tregoheshin të kujdesshëm duke zgjedhur që ta aktivizojnë mesfushorin me “pikatore”, për të mos rrezikuar një dëmtim të ri.

Keidi është futur në fushë në minutën e 65 në ndeshjen e djeshme kundër Ponferadinës, atje ku u fitua në shifrat 2-0. Sipas asaj që mëson “Sport Ekspres” ka ndodhur pikërisht ajo që te Espanjoli i druheshin më së shumti. Bare ka ndjerë sërish shqetësime dhe në rezonancën e bërë gjatë ditës së sotme është mësuar se do të mbetet për katër javë jashtë fushës së blertë.

Pra e përkthyer ndryshe, Reja nuk ka mundësinë që të llogarisë për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve një nga lojtarët më të rëndësishëm të Shqipërisë. Njëkohësisht kjo është një goditje edhe për vetë lojtarin që e ëndërronte në një tjetër mënyrë këtë aventurë të re, por puna do të vazhdojë për t’u kthyer më i fortë dhe me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e La Liga-s në sezonin e ardhshëm pas super kampionatit të zhvilluar në sezonin e fundit. Në La Liga, me ose pa Espanjolin, ky do të ishte hapi i madh i Bares… /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.