“Një ditë të vesh sërish fanellën e Atletio Madrid”! Keidi Bare dikur i shënonte Liverpulit: Kurrë mos thuaj kurrë!

Vlera kuptohet gjithmonë kur e humbet dikë dhe Kombëtarja e mësoi se Keidi Bare kishte krijuar një rëndësi të madhe te kuqezinjtë. Me mungesën e tij ndaj Lituanisë, mesfusha ka çaluar ndjeshëm dhe do të përfundonim në turpërimin në shifrat 0-1. Në karrierën personale ky futbollist ka zgjedhur për t’u transferuar te Espanjoli.

Objektivi i skuadrës është për t’u ngjitur në “La Liga”, ndërsa për Baren mbërrin edhe pak më larg, pasi kërkon që të vesh sërish fanellën e Atletico Madrid. Dikur e ka bërë këtë gjë me fanellën e Atletikos me të rinjtë, ndërsa në skuadrën e parë do të realizonte në miqësore ndaj Liverpulit. Në intervistën e dhënë për “Supersport” nuk e ka fshehur dëshirën për një rikthim:

“Unë besoj se kam ardhur në një ekip shumë të madh në Spanjë, pasi Espanjol është një nga 3-4 ekipet që ka qëndruar gjithmonë në la Liga. Jam i lumtur që jam këtu, pasi bëhet fjalë për një klub shumë të madh, me tradita dhe tifozëri shumë të mirë, ndaj shpresoj të rikthehemi menjëherë në La Liga.

Atletio Madrid? Është e vërtetë që më ka mbetur peng, por kurrë mos thuaj kurrë, pasi unë besoj se do të luaj shumë shpejt në La Liga dhe pse jo, një ditë të vesh sërish fanellën e Atleticos së Madridit”, u shpreh Bare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *