Një ditë nga zhbllokimi i merkatos dhe gjen akordin, Partizani fiton duelin me Kukësin për sulmuesin brazilian

Vetëm një ditë ka kaluar nga zhbllokimi i merkatos së Partizanit dhe “demat e kuq“ nuk kanë pritur më gjatë për t’ju përveshur punës. Kryeqytetasit kanë arritur akordin e parë në këtë dritare transferimesh, teksa ka mbyllur marrëveshjen me sulmuesin Stenio Xhunior. Në luftë për shërbimet e brazilianit ishte edhe Kukësi, por duket se janë të kuqtë ata që e kanë fituar këtë duel jashtë fushës së lojës.

Futbollisti 29-vjeçar ishte së fundmi pjesë e Rigës në Letoni, ku luajti për pak muaj dhe u aktivizua në 11 ndeshje, nga ku tundi rrjetën vetëm 2 herë. Ndërkohë pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në radhët e një klubi shqiptar. Për 6 sezone ka mbajtur veshur fanellën e Shkëndijës së Tetovës, ku ka fituar çdo gjë të mundshme dhe ka qenë një nga elementet kryesore në sukseset e kuqezinjve me golat e shënuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online