“Nëse Dinamos i duhet goli, jam gati të hyj në fushë“, ish-sulmuesi i Juventusit prezantohet te blutë e kryeqytetit

Dinamo ka prezantuar ditën e sotme stafin e ri drejtues. Pas largimit të Kamaratës, vendin e tij në pankinë e ka zënë një emër i njohur i futbollit italai, Moriero. Ndërkohë në rolin e zëvendëstrajnerit dhe përgjegjësit për sektorin e të rinjve është vendosur ish-futbollisti i Juventusit, Fabricio Mikoli. Ky i fundit është shprehur në konferencën për mediat se është gati të hyjë edhe në fushë nëse skuadrës dinamovite do i duhet goli, ndërsa nuk lë pa prekur edhe të shkuarën, ku për shkak të Falkones e ka pasur të vështirë të marrë oferta në Itali.

“Morieron e kam shumë mik dhe erdha këtu të punoj me të. Për shkak të Falcones, nuk kam pasur oferta në Itali, por atë çështje e kam mbyllur shumë vite më parë, kur i kërkova falje. Isha duke punuar në akademinë time në Itali, por tani jam këtu dhe jam gati të hyj edhe në fushë për të shënuar, nëse Dinamos do t’i duhet goli. Identiteti i klubit fillon nga të rinjtë që është përgjegjësia ime te Dinamo. Po të zgjidhja si shembull, do të veçoja Benfikën, sepse ka prodhim në madh në çdo sport”, është shprehur Mikoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online