Laçi përballet ditën e enjte me skuadrën qipriote Anorthosis Famagusta dhe trajneri Besnik Prenga duhet t’i bëjë llogaritë pa mbrojtësin shkodran Abdurrahman Fangaj.
20-vjeçari nuk ka arritur të rikuperohet nga një dëmtim në kofshë, por bardhezinjtë shpresojnë ta kenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit më datë 19 korrik në stadiumin e Laçit. Shkodrani nuk është aktivizuar në miqësoret ndaj skuadrës së Kastriotit, ku në vend të tij është provuar i riu Endi Hadroj i ardhur nga Shkëndija e Tiranës.
Ndriçim Shtubina është një tjetër opsion për teknikun Prenga. 31-vjeçari ka luajtur edhe më parë në atë rol, gjithsesi mbetet për t’u parë se kush do të përzgjidhet nga stafi teknik.