Një dhuratë për ditëlindje, Dalipi: Me mua do shihni Partizan sulmues

Trajneri i ri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Vllaznisë, ndërsa ka qenë një konferencë e veçantë, pasi Dalipi sot feston 42-vjetorin e lindjes dhe është ditëlindja e parë si trajner i parë. Për Dalipin ulja në stolin e kuq është një dhuratë e bukur, ndërkohë që ka besim të plotë se nesër do të vijë fitorja e dytë për të në stolin e Partizanit.

“Nuk e kisha parashikuar kurrë që pak ditë para ditëlindjes do të emërohesha në drejtimin e skuadrës. Sigurisht që do të ishte kënaqësi për mua, por ajo që dëshiroj më tepër në këtë moment është të bëjë më të mirën dhe skuadra të ecë përpara dhe të arrijë objektivat. Vllaznia është një skuadër që lufton për mbijetesë dhe pikët janë jetike për të, por ne kemi objektivin tonë dhe shkojmë në Shkodër për fitore.  Jemi të vetëdijshëm se Vllaznia ka treguar rritje në lojë dhe rezultate në ndeshjet e fundit, për më tepër që ka afruar një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit, Xhevahir Sukajn. Ne jemi përgatitur më së miri, e dimë shkallën e vështirësisë që paraqet kjo ndeshje, që brenda 90 minutave do të rezervojë shumë episode. Shpresojmë që këto episode të jenë në krahun tonë dhe të dalim në lojën që kërkojmë ne, duke ditur që edhe terreni i stadiumit “Loro Boriçi” ta lejon diçka të tillë.

Formacioni – “Sskuadra nuk do të ketë ndryshime, do të zbresë në fushë ai formacion që triumfoi ndaj Luftëtarit. Ne kemi në përbërje një grup shumë të mirë lojtarësh dhe për këtë fakt kam vështirësi edhe për të përzgjedhur 18 lojtarët që do të grumbulloj ndaj Vllaznisë. Skuadra nuk do të pësojë ndryshime, por e rëndësishme është të funksionojë dyshja e mesfushës Batha-Mala, që bëri një ndeshje të mrekullueshme me Luftëtarin.

Europa – “E pranova ftesën e Presidentit Demi, pasi e di se skuadra ka shumë për të dhënë dhe jemi shumë afër objektivit të Europës. Tashmë çdo gjë mbetet në dorën tonë, ndeshjet janë të vështira, por duhet t’i marrim ato një nga një, pasi tri pikët janë njësoj me të gjithë ekipet. Duhet të japim maksimumin deri në fund të arrijmë këtë objektiv, sepse kjo në një farë mënyre shpëton sezonin tonë.

Starova – “Gjatë kohës që kemi punuar së bashku, kemi pasur mendime të njëjta. Sigurisht, kam mendimet e mia, por diçka e tillë nuk mund të realizohet sot për nesër, sigurisht duhet pak kohë. Në javët në vazhdim do të shikoni një skuadër që do të reagojë ndryshe, do të jetë më shumë sulmuese. Për trajnerin Starova do të pohoja se është kënaqësi për të që në krye të skuadrës ka lënë një person, me të cilin ka punuar për disa vite dhe ndryshimi është bërë brenda familjes. Sigurisht, edhe idetë e Starovës që kam marrë, do t’i vë në praktikë, sepse suksesi nëse është i imi, patjetër do të jetë edhe i Starovës.

Dëmtimet – “Fejzullahi vijon të jetë në fazën e riaftësimit dhe ende nuk është 100% i gatshëm për të përballuar një ndeshje të vërtetë. Mendojmë që në vazhdimësi të aktivizohet te Partizani B, në mënyrë që të marrë minuta për të qenë më pas gati për ekipin e parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online