Kukësi dhe Laçi janë gati për miqësoren e dytë mes tyre. Verilindorët kanë bërë dy ndryshime nga ndeshja e shkuar, teksa në krahun e djathtë të prapavijës do të luajë Tome Kitanovksi, një nga afrimet e verës. Titullar është edhe Valdet Rama, i cili është bashkuar me ekipin gjatë kësaj jave.
Starova në krahun tjetër kërkon të provojë dhe të vendosë përfundimisht si do ta rreshtojë skuadrën e tij ndaj Hapoel Ber Sheva. Sot ai ka zgjedhur modulin 3-4-3. Deliu dhe Turkaj janë ata që do të kenë punë nga krahët.
Miqësore – E shtunë, më 29 qershor
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec
Kukësi-Laçi
Kukësi (4-4-1-1): Frashëri – Kitanovksi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku – Ethemi, Musolli, Limaj, Rama – Rroca – Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka
Laçi (3-4-3): Selmani – Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni – Deliu, Lushkja, Jonuzi, Turkaj – Berisha, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova