Një brazilian rrëfen eksperiencën në Superiore, Teco: Erdha për të shkuar në histori, jam krenar për arritjet

Laçi ka përmbyllur një sezon pozitiv, duke zënë vendin e 3-të në tabelën e renditjes. Një lojtar i rëndësishëm për kurbinasit ka qenë edhe braziliani Teco, i cili ka dhënë ndihmën e tij me 6 gola dhe 5 asist. Lojtari i Laçit ka dhënë një prononcim për “Futebol Interior“, ku ka folur më tepër për eksperiencën e tij në Shqipëri. Teco shprehet se arsyeja përse ka pranuar ofertën e kurbinasve ishte dëhira për të hyrë në histori të klubit.

“Jam shumë i lumtur për gjithçka që më ndodhi këtë sezon, falënderues ndaj Zotit për kampionatin që bëra. Kam 6 gola dhe 5 asistime. Ne i arritëm qëllimet e klubit, i cili duhej të qëndronte në 3 vendet e para, për të marrë vendin e Europa League.

Në fillim ishte pak e vështirë për tu përshtatur, por sot jam 100% i adaptuar këtu në vend. Jam shumë krenar për gjithçka që po më ndodh këtu, kjo është rezultat i punës së palodhur. Ishte një sezon i veçantë, ne bëmë histori në klub dhe për mua është një burim krenarie për të hyrë në historinë e klubit të Laçit. Kjo është ajo që kam menduar gjithmonë kur kam ardhur këtu, për të shkuar në histori”, është shprehur Teco./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *