Igli Tare bën goditjen e parë në merkato, gjen marrëveshjen me Realin e Madridit për sulmuesin

Sezoni i ri është afër dhe Lazio po fillon të mendojë që tani për të forcuar grupin për të qenë gati në Champions League. Igli Tare ka përveshur mëngët dhe duket se ka gjetur akordin e parë. Bëhet fjalë për një madrilen që do t’i shërbejë sulmit bardhekaltër. Gazetari italian Alfredo Pedulla zbulon se Lazio ka rënë dakort me Realin e Madridit për futbollistin Borja Mayoral.

Klubi Italian do të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa vetë lojtari do të përfitojë 2.5-2.7 milionë euro në sezon. Një lëvizje e rëndësishme kjo për Taren, që po punon në disa fronte këtë verë. Kujtojmë se bardhekaltrit po synojnë me të gjitha forcat të bëjnë tyren mbojtësin Marash Kumbulla, si dhe së fundi Igli Tare ka vënë në shënjestër një kampion bote dhe një emër të njohur të futbollit, David Silava./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online