Disa prej jush mund ta mbajnë mend Lasana Diarran, mesfushori shtatshkurtër që më shumë se një dekadë më parë mbante numrit 10 te skuadra e Real Madrid. Tanimë mesfushori 33-vjeçar luan për PSG-në, por mesa duket aty i ka ditët e numëruara.
Sipas sajtit pranë klubit francez, “Paris United”, palët po negociojnë për një prishje të parakohshme të kontratës, që mbaron në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Tuhel nuk e shohin Diarran në planet e tyre, dhe “divorci” do të ishte zgjidhja ideale.
E ardhmja e francezit mund të jetë në kampionatin kinez. Siç e dimë të gjithë, klubet aziatike nuk kursehen aspak më paratë e tyre dhe Diarra mund të ketë një shans të shkëlqyer për të siguruar kontratën e fundit të majme, para se ti thotë stop futbollit profesionist.