Nisin sfidën europiane me Slavian e Sofes, Gjici nuk njeh rrugë tjetër veç kualifikimit: E kemi detyrim të kalojmë turin

Te Kukësi janë gati dhe nesër nisin sfidën europiane, teksa zbresin në fushë kundër Slavias së Sofies për t’u përballur në turin e parë kualifikues të Europa League. Tamponët kanë rezultuar të gjithë negativë dhe nuk do të ketë asnjë pengesë nga kjo anë për zhvillimin e takimit, që do të luhet në “Air Albania“.

Ndërkohë Safet Gjici ka folur për kundërshtarin, duke e vlerësuar si një ekip të fortë. Por nga ana tjetër, presidenti i Kukësit nuk njeh rrugë tjetër përveç kualifikimit, pasi siç edhe ai vetë thotë,skuadra e ka për detyrim kalimin e turit.

“Pa diskutim që është ekip i fortë, shumë i fortë, megjithatë ne kemi detyrim të kalojmë turnin. Kam bindje duke parë stafin dhe trajnerin e ri, por edhe me blerjet e reja, që kanë rezultuar të mira”, ka thënë Safet Gjici për mikrofonin e “A2 CNN”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *