“Tirana do jetë kampion i padiskutueshëm për shumë kohë“, Bushi vlerëson Muçin: Sa herë kapte topin, kundërshtarët në tension

Tirana humbi mbrëmjen e djeshme takimin e velfshëm për turin e dytë kualifikues të Champions Leage përballë Zvezdës. Megjithatë rezultati nuk tregoi aspak prodhimin e fushës së lojës, pasi bardheblutë ishin më të rrezikshëm dhe kërcënuan më tepër portën. Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur mbi këtë përballje për mikrofonin e “Fax News“, ku ka vlerësuar lojën e Tiranës.

Sipas tij bardheblutë kanë ndërtuar një ekip që mund të dominojë futbollin shqiptar, ndërsa është ndalur edhe te talenti Ernest Muçi. Edhe pse i ri në moshë, sulmuesi kryeqytetas tregoi personalitet të madh në fushë dhe ishte gjithnjë një rrezik për kundërshtarët serb.

“Ishte një humbje e pa merituar për hir të së vërtetës. Crvena Zvezda është një ekip i madh, me histori. Por edhe Tirana nuk është e pakët. Me një buxhet 50 herë më të vogël se Zvezda, kurse në fushë nuk u panë këto diferenca. Ne ishim më shumë superiorë se ata, krijuam më shumë raste se ata. Por futbolli prandaj është i bukur, se jo gjithmonë fiton më i miri, fiton. Më vjen shumë keq. Isha në transmetim direkt dhe çdo emocion, çdo aksion po e përjetoja shumë keq, sepse kam qenë vetë futbollist i Tiranës dhe jam rritur te ai klub.

Besimi në fillimin e lojës nuk ishte i lartë te Tirana, duke menduar se Zvezda është një ekip i madh, por faktikisht nuk ishte një ekip i madh. Duke kaluar minutat Tirana e pa që nuk ishte një kundërshtar i madh përpara se sa e kishin bërë mediat, por Ishte një skuadër normale dhe aty filloi të merrte besim. Me transferimet që po bën, unë mendoj që Tirana do jetë ekip i padiskutueshëm kampion për shumë kohë në Shqipëri, sepse është bërë një ekip i tillë. Mendoj që do ketë prapë sukses në Europa League.

Muçi? Nuk më suprizoi, sepse unë e dija që ai ka talent. Por luajti me personalietet, pa frikë. Që nga minuta e parë ishte nga të vetmit lojtarë që luajti pa presion dhe me personalitet dhe e vuri gjithmonë në rrezik kundërshtarin. Sa herë që Muçi kishte topin mbrojtja kundërshtare ishte në tension. Unë them që fitoi Shqipëria një sulmues shumë të mirë”, ka deklaruar Alban Bushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online