E bujshme/ Mungon vetëm zyrtarizimi i madh, tjetër detaj shtyn Lionel Mesin te Manchester City

Lionel Mesi ka vendosur të largohet nga Barcelona duke shkaktuar një jehonë të madhe në Spanjë. Askush nuk e priste këtë tronditje të madhe te katalanasit, pavarësisht se historitë me krisje të marrëdhënieve me drejtuesit datonin prej vitesh.

Por këtë herë çështja është serioze dhe Mesi është pranë zyrtarizimit në skuadrën e re. E sigurisht, kush tjetër mund të ishte përveç Guardiolës? Në duar të sigurta do të mbërrijë ylli argjentinas me njeriun që e njeh aq mirë dhe do ta ndihmojë për t’u përshtatur sa më më lehtë në futbollin e “Premier League”.

Një tjetër detaj që shtyn transferimin e Mesit te Manchester City është edhe zgjedhja e Kun Agueros. Ky i fundit ka fshirë numrin “10” nga emri në profilin e tij në “Instagram”, për të treguar se nuk do ta ketë më këtë numër në fanellë. E gjitha kjo pasi Lionel Mesi po mbërrin tek “qytetarët”… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online