Medon Berisha ka pësuar një dëmtim që prish jo pak punë edhe për Silvinjon. Mbi të gjitha për vetë lojtarin që nisi t’i besohej vendi i titullarit, ndërsa dy ditë më parë u lëndua para ndeshjes me Parmën dhe nuk u gjend as në stol.
Në vendin e tij u aktivizua Ante Rebic, ndërsa pritet që Berisha të kthehet pas 4 javësh pas zgjatimit të rectus femoris që pati. Me shumë gjasa Medoni humbet edhe ndeshjet e Shqipërisë në muajin tetor, ndërsa ftesa për të nga Silvinjo nuk do të mungonte. Trajneri brazilian e tregoi besimin e madh për të teksa e grumbulloi edhe në Europianin e Gjermanisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/