Nisi për herë të parë si titullar me Chelsean, ja nota e Armando Brojës: Dukej shumë i mirë me topin

Armando Broja regjistroi sot ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Chelsea-t. Sulmuesi shqiptar luajti për 60 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Sterlingu. Lojtari i Kombëtares kuqezi hapi probleme për mbrojtjen e Brentfordit me shpejtësinë e tij, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. “Football.london” e vlerëson Brojën me notën 6 për paraqitjen e tij.

“Ai u shkëput pasi Chelsea lu.ftoi për të hyrë në lojë, por dukej shumë i mirë me topin. Lojtari shqiptar tregoi një kthesë të shpejtë të ritmit kur iu dha mundësia për të sulmuar nga pas. Fatkeqësisht, u zëvendësua“, shkruhet në vlerësimin e “Football.london“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *