Nis spastrimi te Partizani, ikin 4 të panevojshëm

Ndryshimi në stol dhe rikthimi i Starovës ishte një ogur i keq për shumë nga lojtarët e ardhur në verë, pasi realisht asnjë prej tyre nuk ka treguar vlera dhe shumë dolën jashtë planeve me trajnerin e ri.

Ashtu si pritej, operacioni “fshesa” do të niste pa ardhur janari dhe sot Patrizani ka zyrtarizuar lagimin e 4 futbollistëve.

Romeo Shahinas, Andrea Selvaxho, Erik Herrera dhe Milan Basrak janë që sot “ish” të Partizanit, pasi me marrëveshje kanë prishur kontratat përkatëse.

Realisht, të gjithë ishin “pesha të vdekura”, sepse Basrak ka luajtur 3 ndeshje titullar, duke shënuar një gol, Herrera vetëm një ndeshje në formacionin bazë, ndërsa Shahinas e Selvaxho mbetën objekte misterioze, sepse nuk debutuan fare në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *