Partizani ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me kompaninë e njohur Macron. Ky do të jetë sponsori i ri i të kuqëve dhe gjithçka do të fillojë që nga ndeshja kundër Saburtalos.
“FK Partizani me kënaqësi njofton për nënshkrimin e marrëveshjes me “Macron”. Kompania e njohur e veshjeve sportive “Macron” do të jetë zyrtarisht sponsori i ri teknik i Partizanit, për sezonin e ri 2022-2023.
Duke filluar nga përballjet e Europa Conference League ndaj FC Saburtalo skuadra do të prezantohet me uniformat e reja të firmës “Macron”, shkruhet nga Partizani. /Sport Ekspres/