Nis në 3 qershor/ Kalendari për titullin e Superiores! Tirana e nis me malore, Kukësi has vështirësi njëherë në dy javë

Nga Klaudio Ndreca

Ministrja e Shëndetsisë, Manastirliu, ka konfirmuar datën 3 qershor duke dhënë lejen për nisjen e aktiviteteve sportive në vendin tonë. Pra fatet e sezonit 2019-2020 do të vendosen në fushë dhe jo në tavolinë, ashtu siç u mendua pas tejzgjatjes së aprovimit nga ana e Qeverisë.

Por si është kalendari i Tiranës dhe Kukësit për të shkuar te flamuri i përfundimit të garës, atje ku do të ngrihet edhe titulli? Bardheblutë e nisin menjëherë me malore, pasi do të përballen në transfertë ndaj Bylisit. Një fushë kjo ku kundërshtarët e kanë të ndaluar që të fitojnë dhe nuk mund të dalin kurrsesi me tre pikë.

Me shumë kuriozitet pritet të shihet nëse do të vazhdojë magjia e ekipit të Egbos, ashtu si edhe më parë kur Superiorja do të ndalej për shkakun e pandemisë. Nga ana tjetër Kukësi ka ndeshje të vështira, njëherë në dy javë të kalendarit. Pra fillimisht duke e nisur ndaj Luftëtarit, ndërsa më pas duke shkuar në transfertë ndaj Partizanit. E njëjta gjë do të përsëritet edhe në javët pasardhëse ku i duhet të presë Flamurtarin në shtëpi, ndërsa më vonë do të udhëtojë në Laç. /Sport Ekspres/

Java e 27

Bylis-Tirana

Kukësi-Luftëtari

Java e 28

Luftëtari-Tirana

Partizani-Kukësi

Java e 29

Kukësi-Flamurtari

Teuta-Tirana

Java e 30

Tirana-Vllaznia

Laçi-Kukësi

Java e 31

Skënderbeu-Tirana

Kukësi-Bylis

Java e 32

Tirana-Kukësi

Java e 33

Kukësi-Teuta

Partizani-Tirana

Java e 34

Vllaznia-Kukësi

Tirana-Flamurtari

Java e 35

Kukësi-Skënderbeu

Laçi-Tirana

Java e 36

Tirana-Bylis

Luftëtari-Kukësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *