Nis hyrja në “Selman Stërmasi”, policia ndal konfrontimin mes tifozëve

Pak a shumë ishte kuptuar që tifozët e Botevit nuk janë fort paqësorë dhe policia e kryeqytetit ka marrë masa të jashtëzakonshme për sfidën e Europa League mes Partizanit e Botevit.

Mes shumë peripecish, ultrasit bullgarë kanë mbërritur në Tiranë dhe prej disa më shumë se një ore janë para stadiumit “Selman Stërmasi”, duke konsumuar edhe shumë birra, për t’u freskuar në vapën e Tiranës.

Një orë para fillimit të ndeshjes ka nisur të popullohet zona para stadiumit edhe nga tifozët e Partizanit dhe ka pasur edhe provokime në distancë, aq sa për një moment është dukur se po shkohej drejt konfrontimit fizik, por policia ka ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme, duke larguar tifozët e Partizanit dhe duke urdhëruar futjen në stadium të bullgarëve, që janë të shumtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *