E prisnin të gjithë, pavarësisht se rruga ishte shumë e vështirë. Kukësi pati fat në shortin e turit të parë të Champions Leagues, pasi goglat i vunë përballë Valetën e Maltës. Me vuajtje, me fat, e rëndësishme është që ia dolën mbanë. Nga krahu tjetër, turi i dytë i Champions Leagues i vë përballë ekipit të Karabakut.
Skuadër shumë e fuqishme dhe me traditë në Champions League. Shanset e kuksianëve për t’u kualifikuar janë minimale. Megjithatë, verilindorët panë ekipin e Shkëndijës mbrëmjen e djeshme që arriti të fitonte kundër Sherif Tiraspolit me rezultatin 1-0. Një shembull i mirë për t’u marrë.
Ekipi i trajnerit Armando Cungu do të mundohet që të bëjë mrekullinë. Shkodrani e përmbushi misionin e tij të parë me kualifikimin kundër maltezëve. Situatat ndryshuan shpejt dhe në kampin verilindor bëjnë me dije se tekniku ka kthyer atmosferën e mirë pas largimit të Peter Pakultit. Tani, Cungu do të kërkojë të rishkruajë historinë.
Nuk është shumë i kënaqur me ekipin, por do të synojë të pamundurën. Ai ka menduar dhe formacionin për ndeshjen e sotme. Nuk do të ketë shumë ndryshime, pasi tekniku nuk do që të prishë boshtin e skuadrës.
Formacioni i mundshëm i Kukësit: Frashëri; Uilliam, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Çyrbja, Shkodra, Dzaria, Musolli; Plaku, Shpehar.