Martin Nespor e ka të vështirë të luajë, për shkak të superformës së Ali Soue. Drejtuesit korçarë projektojnë dy shitje për merkaton e dimrit
Leonard Trebicka
Skënderbeu vazhdon të konfirmojë faktin se është skuadra për tu marrë shembull në futbollin shqiptar. Përveç miliona eurove që ka fituar deri tani për kalimin në grupet e Europa League, skuadra korçare vazhdon të arkëtojë jo pak edhe me shitjet që kryen herë pas here. Peter Olayinka, Bernard Berisha, Agim Zeka dhe Liridon Latifi janë shitjet e deritanishme, që kanë mbushur arkën e klubit, por bardhekuqtë nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. Drejtuesit kanë një plan të qartë për të tjera shitje. Sport Ekspres ka zbuluar se në muajin janar, pra në merkaton më të afërt, Skënderbeu pritet te shesë dy lojtarë, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor. Nga burime pranë gazetës mësohet se Bajram Jashanica dhe Bakari Nimaga janë dy emrat që në muajin janar pritet të shiten mbi 1.5 milion euro të dy bashkë.
Në fakt, vetë Jashanica e ka thënë publikisht se në muajin janar do të largohet nga Skënderbeu në një kampionat europian, por një gjë të tillë e ka thënë edhe Bakari Nimaga. Ka kohë që në adresë të dy futbollistëve kanë ardhur oferta konkrete dhe presidenti Ardjan Takaj duket se po i vlerëson në këtë moment. Vlera e këtyre dy lojtarëve është rritur ndjeshëm pas paraqitjeve të shkëlqyera në Europa League. Kjo dyshe lojtarësh është gati të lërë Skënderbeun, ndërkohë që të tjerë futbollistë do të shiten në verë, ku mendohet të jetë radha e Enis Gavazajt, lojtarit që ka shkëlqyer në Europë dhe në javët e para të kampionatit, por që tani ka pësuar një dëmtim dhe kthehet pas 3 javësh.
Projekti i Skënderbeut duket se po jep fryte dhe klubi korçar është bërë vërtet europian.
NESPOR – Martin Nespor erdhi me bujë te Skënderbeu, por nuk po gjen hapësira. Diçka e tillë ka rënë në sytë e të gjithëve në juglindje, sepse drejtuesit thanë se Nespor ishte blerja më e madhe verore. Dy ditë më parë, në 45 minuta aktivizim në kupë, Nespor shënoi dy gola, por fakti që ende nuk është përshtatur me grupin bën që të qëndrojë në stol. Lojtari nuk ndjehet mirë me qëndrimin në stol, por çështja është se trajneri Ilir Daja duhet të zgjedhë mes tij dhe Ali Soue. Ky i fundit është zgjedhja e parë, sepse deri tani ka treguar një formë shumë të mirë. Në 714 minuta aktivizimi në tre kompeticione futbollisti nga Gambia ka shënuar 4 gola dhe është lojtari më i përshtatshëm për të qenë në majë të sulmit të Skënderbeut. Ndoshta edhe Nespor mund të ketë të tjera shanse aktivizimi në Superligë, por nëse në rastet që do ti japë trajneri Daja nuk do ta justifikojë, mund të kemi ndonjë largim të mundshëm në janar. Kjo llogari bëhet gjithmonë, nëse Nespor nuk arrin të përshtatet me skuadrën.
SHKËPUTJA Skuadra e tij po shkëlqen në kampionat dhe Europa League, por mësohet se presidenti Ardjan Takaj ka vënë një tjetër objektiv për të tijtë: ata duhet të jenë shkëputur ndjeshëm nga rivalët në fund të vitit. Takaj ka kërkuar 10 pikë diferencë nga ekipet e tjera, në mënyrë që titulli të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Përvoja e hidhur e Skënderbeut sezonin e kaluar, kur e humbi titullin në fund, i ndikuar edhe nga gjykimi, ka bërë që bosi i korçarëve të kërkojë të mbyllet sa më parë ky titull. Ai do Championsin, pasi është më e lehtë të shkohet në grupet e Europa League.
Trainri Daja eshte i fiksuar pas skemes 4-1-4-1 ne evrope dhe 4-3-3 ne kampionat , por skenderbeu per 5 vjet me perpara ka luajtur me 4-4-2, me kete skeme luajne qe te dy njekophesosht ne maje te sulmit. Te lesh ne stol nje lojtar si Nespor me nje page mujore 9 mije eur ne muaj, te jem une president e kap Dajen “pas grryke”. Nje gje na ben pershtypje neve tifozeve, si nuk tendoi njehere te luaje me 4-4-2 me Nespor dhe Sowe ne maje te sulmit, me kater mesfushore James (Sahiti) ne te majte, Gafazaj(Taku) ne te djathte Nimaga ( Shkodra) Lilaj ne qender .
Nga momenti qe sjell rezultate ,trainierit nuk mund ti thuhet asnje fjale.E kerkuara jane rezultatet dhe deri sa sjell rezultat ,luan bukur mund te lozi kush te doje.