Shi, ftohtë dhe erë në Novi Pazar për kuqezinjtë, që përsëri lënë për të dëshiruar në atletikë
Nga Novi Pazar i dërguari i Sport Ekspres, Gjergj Vyshka
David Nikolli në 1500 me tra dhe katërshja e stafetës për femra janë gjërat më të mira të atletikes shqiptare në kampionatin e 76-të për të rritur, që po zhvillohet në Novi Pazar të Serbisë. Bëhet fjalë për kampionatin ballkanik të të rriturve, atje ku veç nesh, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë, kanë ardhur dhe shtete që nuk janë të kontinentit tonë, sepse që të bëheshin 17 ekipe kanë ardhur dhe Izraeli, Qiproja, Armenia, Gjeorgjia, Kroacia dhe Sllovenia. E në këtë kontekst, kur ky kampionat ballkanik ka qenë si gjysmë Europian, e kemi pasur të pamundur për rezultate të larta. E tillë është aktualisht gjendja e atletikës në vend, me vetëm një pistë tartani në Elbasan…
Ceremonia e hapjes
Novi Pazari e ka kthyer në festë Ballkanikun. Atmosfera ndihet në qytet, por dhe në stadium, atje ku duke qenë i vetmi qytet me myslimanë në Serbi, është bërë tifozllëk për Turqinë. Presidenti i Federatës së Atletikës së Serbisë dhe ai i Ballkanit kanë përshëndetur në ceremoninë e hapjes. Po të njëjtën gjë ka bërë dhe ministri i turizmit, sepse Ballkaniada ishte dhe promovim vlerash të turizmit serb e kulturës,j vetëm për Novi Pazar, por dhe zonat përreth. E veçanta dhe që duhet marrë shembull ishte se pista e re e tartanit, apo dhe stadiumi i atletikës, ishin ngritur me fondet e Bashkisë së Novi Pazarit, pa ndihmën e shtetit.
Azgan Zeka karikon ekipin
Në mbledhjen teknike që përgjegjësi i ekipit Juxhin Çili ka bërë ne ambientet e hotelit “Mujen Lux” në Kopaonik, Azgan Zeka ka karikuar ekipin. Gjithçka ka ndodhur pas shpërndarjes së numrave dhe porosive te fundit. “Jepni maksimumin tuaj. Jeni lodhur gjithë vitin, tani është koha për të shpërblyer mundin”.
Garat
Shi, ftohtë dhe erë kanë qenë të papriturat për kuqezinjtë, që vinin nga një vapë e madhe. Për rrjedhojë, edhe rezultatet kanë lënë për të dëshiruar. Kemi pasur një shans në stafetë për femra për medalje bronzi, por kemi qenë dy sekonda pas Maqedonisë. Nikolli i pesti, i pakënaqur, ndërsa të tjerët bënë aq sa ishin mundësitë e tyre. Pritet tjetër gjë sot, në ditën e dytë të Ballkaniadës, por parashikimet janë te zymta.
Rezultatet teknike të ditës së parë të Ballkaniadës së të rriturve
Meshkuj
400 m/p Florian Lata 57″90 vendi i tetë
400 m/p Rexhino Bardhi 1’01″36 vendi i dhjetë
400 m Daniel Limani 53″18 vendi i dhjetë
400 m Franko Burraj Nuk e nisi garën
Kërcim së gjati Ergys Gjecaj 7.32 me tra ende i tetë
100 m Bajram Muco 11″44 vendi i 19-të
Hedhje gjyle Azgan Zeka 13.83 m. vendi i nëntë
1500 me tra Malvin Nikolla 4’22″83 vendi i tetë
1500 me tra David Nikolli 3’54″53 vendi i pestë
5000 me tra Enea Gjjini 16’27:25 vendi i tetë
4×100 me tra Shqiperia 44″62 vendi i gjashtë
Femra
Kërcim trehapësh Elmedina Oruci 9.64 metra
400 m Iljana Beqiri 1’00″52 vendi i 17-të
400 m Ejona Cufe 1’04″75 vendi i njëzetë
100 m Paola Shule 13″22 vendi i 15-të
100 m Iveta Ushini 12″83 vendi i 13-të
Hedhje shtese Greta Batusha 33.43 m. vendi i nëntë
4×100 me tra Shqipëria 52″46