Kompania “Nike” ka shpallur përpara kohe Francën fituese të Kupës së Botës. Ndërmjarrja e njohur e veshjeve sportive ka njoftuar në faqen e vetë zyrtare në ëeb shitjen e fanellave të Kombëtares trikolore. Por krahas fotove (ku shfaqen fanellat me dy yje) shkruante se janë nxjerrë në shitje fanellat me 3 yje të Francës.
Yjet numërojnë titujt Botërorë të fituar nga Kombëtaret dhe Franca deri më tani ka vetëm 2 të tillë. Postimi i tyre është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, çka ka shtyrë “Nike”-un ta fshijë atë nga sajti zyrtar në internet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Quand Nike met déjà en vente le maillot 3 étoiles de l’Équipe de France ? pic.twitter.com/g6ucmewQey
— footpack. (@footpack) December 16, 2022