Lukman Husein, mbrojtësi 20-vjeçar që vjet ishte pjesë e Burrelit, ka gjetur marrëveshjen e skuadrën e Kastriotit, ku po stërvitet prej disa kohësh. Trajneri Nikaj është bindur për cilësitë e futbollistit dhe drejtuesit kanë nënshkruar për një vit me mbrojtësin.
Ndërkohë, pas ndeshjes me kurbinasit, trajneri shkodran i Kastriotit, Samuel Nikaj, deklaroi: “Skuadra ka ardhur në rritje, pasi paraqitja ishte më e mirë se në ndeshjen me Vllazninë. Në përgjithësi jam i kënaqur, por kemi ende shumë punë për të bërë, sidomos në finalizimin e aksioneve”.