Niang çmend Milanin, refuzon Spartakun dhe hiqet si i sëmurë

M’Baje Niang është i fundit i një serie të gjatë të lojtarëve të Milanit që nuk duan të largohen.

Sulmuesi francez ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga Spartaku i Moskës, që i jepte Milanit 20 milionë euro, shifër e shkëlqyer për arkat kuqezi.

Arsyeja e refuzimit të Niangut lidhet me faktin se kërkon të transferohet me çdo kusht te Torino, ku e pret krahëhapur Sinisha Mihajloviç.

Torino, duke pasur marrëveshje me lojtarin, i ofron Milanit vetëm 12 milionë euro, shifër qesharake, që Milani e ka refuzuar prerë, duke vendosur si kusht 18 milionë euro, ose përfshirjen e Niangut në bisedimet për sulmuesin torinez Beloti.

Ndërkaq, sulmuesi me agjent Mino Raiolën, nuk paraqitet fare në stërvitjet e Milanit dhe ka paraqitur një çertifikatë mjekësore që e lejon të qëndrojë në shtëpi për 10 ditë, sepse është i sëmurë. Shkaku? Stresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *