Oliver Giroud u transferua vitin e kaluar tek Milani, ku rezultoi një aventurë e suksesshme. Tashmë francezi është titullar absolut dhe pika kyçe e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Megjithatë Giroud mund të ishte transferuar tek Interi, por u pezullua në minutën e fundit.
Në një intervistë për mediat italiane, Giroud deklaroi se kjo tratativë u ndalua pasi u njoftua nga drejtuesit e Interit që nuk kishin mundësi ekonomike. “Interi ishte i interesuar për mua, e vërtetë! Si shkuan gjërat? Në një moment të caktuar më njoftuan se nuk kishin më para”- u shpreh Giroud. /Sport Ekspres/