VIDEO/ Me shumë letra në duar dhe duke kërkuar De Jong, presidenti i ri i Chelsea-t bëhet “legjendë” në Barcelonë me përgjigjen që i jep gazetarit

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, vendosi të kompletojë përforcimet për klubin e tij këtë verë. Biznesmeni amerikan ishte dje në Barcelonë. Ai është takuar me drejtuesit e klubit katalanas dhe bota e futbollit e di se është folur për transferime të disa lojtarëve nga të dyja palët.

Megjithatë, Boehly pati një deklaratë spektakolare pas mbërritjes së tij në Barcelonë. Kur u pyet nga një gazetar nëse ai erdhi në negociatat për Frenkie de Jong, pronari i Chelsea tha: “Erdhëm për të ngrënë,” u shpreh Boehly duke buzëqeshur.

Biznesmeni amerikan mbante një dosje të madhe me letra në dorë dhe fakti që u përpoq të dilte në këtë mënyrë nga pyetja e gazetares, bëri të qeshnin shumë njerëz. Chelsea planifikon të sjellë Frenkie de Jong dhe të përdorë Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso në këtë marrëveshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online