Dështon transferimi/ Ofruan shifrën rekord për Lazion, Muriqi nuk kalon testet fizike në Belgjikë

Lazio dhe Club Brugge arritën akord të plotë për transferimin e Vedat Muriqit. Klubi belg ofroi shifrën rekord në historinë e tyre, 11 milionë euro për të blerë kartonin e “piratit”, i cili rilindi 6 muajt e fundit me Mallorca-n. Sulmuesi shqiptar udhëtoi drejt Belgjikës për të zhvilluar testet mjekësore dhe në të hidhte më pas firmën në kontratë.

Por kur të gjithë prisnin që testet fizike të ishin thjesht një formalitet, ndodh e papritura. Mediat belge raportojnë se Club Brugge nuk është bindur nga gjendja fizike e Muriqit, duke ndalur kështu transferimin. Sipas testeve, sulmuesi nga Prizreni ka nevojë për 8 javë në mënyrë që të jetë në gjendje për të luajtur një ndeshje futbolli. Brugge ka kërkuar më pas huazimin me të drejtë blerjeje si një zgjidhje për këtë situatë, por diçka e tillë është refuzuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online