Ngo: Tiranë, bëj gati kontratën!

Anglezi pohon se është në bisedime me bardheblutë për të qenë sërish pjesë e 24 herë kampionëve

Olsi Avdiaj
Majkëll Ngo do të qëndrojë bardheblu edhe një sezon, nëse bisedimet mes tij dhe klubin mbyllen me sukses. Është vetë futbollisti ai i cili ka pohuar një fakt të tillë. Në një prononcim për Sport Ekspres anglezi, i cili ka disa kohë që ka hequr patericat dhe po riaftësohet pas operacionit në menisk, pohon se gjithçka po ecën shumë mirë si për kontratën e re dhe shëndetin. Sipas tij, çdo gjë po ecën ngadalë, por sipas planit. Siç e dini operacioni u mbyll me sukses. Tani jam shumë mirë. Prej ditësh kam filluar punën dhe riaftësimin nga dëmtimi. Gjithçka po shkon sipas planit, është shprehur anglezi.

Sulmuesi, një nga liderët e skuadrës këtë sezon është bindur që sezonin e ardhshëm të jetë bardheblu. Gjatë prononcimit ai ka pranuar se nga klubi Tirana ka pasur një ofertë. Sipas tij, drejtuesit i kanë dorëzuar kontratën me të gjitha detajet, ndërsa Ngo do ta shohë me kujdes dhe më pas do të firmosë me bardheblutë, nëse gjithçka është OK. Të them të vërtetën, plani im për sezonin e ardhshëm është të qëndroj te Tirana. Menjëherë sapo të marr në dorë kontratën do tia kaloj përfaqësuesit tim ligjor dhe do ta shohim së bashku, duke diskutuar detajet. Nëse gjithçka është në rregull, do të firmos pa problem kontratën dhe do të jem me Tiranën, ka vazhduar më tej futbollisti londinez.
Nuk kishte si të mos mungonte pyetja për Superioren dhe çfarë pret anglezi nga sezoni i ri në Superiore. Padyshim kthimi ynë në Superiore do të thotë shumë. Ne do të jemi skuadra që do të luftojmë për trofeun në Kategorinë Superiore. Tirana është e lindur për trofe, ka mbyllur prononcimin e tij Majkëll Ngo.

Marrëveshja – Ndonëse nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga klubi bardheblu, duket se Majkëll Ngo do të jetë edhe një vit në ekipin e Refik Halilit. Kontrata që ai ka me bardheblutë është 1+1 dhe vetëm klubi Tirana mund ta largojë futbollistin. Kjo do të thotë, se bardheblutë, nëse nuk duan të paguajnë një rrogë të lartë për anglezin do ta largojnë nga ekipi dhe e kundërta nëse i qëndrojnë marrëveshjes do ta mbajnë në skuadër. Aktualisht, Ngo merr rreth 5 milionë lekë në muaj dhe pritet që këtë sezon rroga e tij të ritet. Pra është e sigurt që sulmuesi do të jetë edhe për një vit, futbollist i Tiranës dhe te bardheblutë e bëjnë të sigurt këtë fakt.

Majkëll Ngo është një lojtar i cili kërkohet jo pak në merkato. Tre skuadra janë interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar gjatë merkatos së dimrit vetëm në grumbullimin e Antalias. Futbollisti bardheblu ka ishte gjahu i menaxherëve që kanë qarkulluar rreth Tiranës. Mësohet se ishin tre skuadra që donin sulmuesin. Në krye ishte SKA-Khabarovsk, kundërshtari i bardhebluve në miqësoren e dytë turke gjatë janarit. Në këtë sfidë ra në sy lojtari anglez, i cili ishte pëlqyer shumë nga trajneri i rusëve. Po kështu, plot 150 mijë euro janë ofruar nga një skuadër belge për 25-vjeçarin, që me bardheblutë këtë sezon ka gjetur rrugën e rrjetës disa herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online