“Ngjante si një shitës i zi rrugësh që e ndiqte policia”, gazetari spanjoll i shokon të gjithë me krahasmin për Ansu Fatin

Një deklaratë e pazakontë ka mbërritur ka Spanja. Gazetari Salvador Sostres i ka shokuar të gjithë me krahasimin aspak të hijshëm që i la bërë talentit të Barcelonës, Ansu Fatit, në përshkrimin e ndeshjes së mbrëmshme kundër Ferencvaroshit. Spanjolli ka shprehur doza racizmi në artikullin e tij për gazetën “ABC“, teksa e paralelizon 17-vjeçari me një shitës rrugësh me ngjyrë që vrapon për t’i shpëtuar policisë. Sigurisht që këto fjalë kanë sjellë menjëherë reagime në Spanjë, ndërsa vetë gazetari ka kërkuar falje publike.

“Ansu gjatë vrapimeve ka një ngjashmëri me gazelat, me një shitës shumë të ri rrugësh të zi, të cilin e sheh papritmas duke vrapuar përgjatë rrugës “Paseo de Gracia”, kur dikush bërtet ‘ujë, ujë’ (për të paralajmëruar shitësit e tjerë të rrugëve) duke njoftuar se policia ka mbërritur”, shkruan në raportin e tij për ndeshjen gazetari Salvador Sostres./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *